Uragani Ida godet New York-un, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

schedule07:26 - 2 Shtator, 2021

schedule 07:26 - 2 Shtator, 2021

Një New York është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi qyteti u godit nga reshje të dendura shiu që sollën përmbytje si pasojë e e stuhisë tropikale Ida.

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përjetonte një ngjarje historike të motit” me “përmbytje brutale” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.

Pamjet në mediat sociale treguan ujin që derdhej në stacionet e metrosë dhe shtëpitë.  New Jersey gjithashtu shpalli emergjencë dhe raportoi të paktën një viktimë.

Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, tha kryebashkiaku lokal, një tornado gjithashtu shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet.

Kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, Neë Jersey, me njerëz brenda në atë kohë, tha policia. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa të lënduar mund të ketë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!