Po sikur uji të arrijë në … katin e parë të banesës suaj? Po sikur njerëzit të humbin jetën dhe prona të shkatërrohet? Po sikur shërbimet e sigurisë në SHBA në tërësi të jenë vënë në alarm të kuq?
Një burrë në Nju Jork përballet në mënyrën e tij unike me këto pasoja të Uraganit Ida dhe është bërë viral në mediat sociale.
Burri ka marrë një dyshek të fryrë më ajër, është shtrirë mbi të dhe po bën po pi nargjile, ndërsa lundronte në rrugicat e përmbytura të qytetit të madh amerikan.
Shiu që bie vazhdimisht, rrugët që janë bërë liqen, era e tërbuar, asnjë element i natyrës nuk është në gjendje të dekurajojë njujorkezin që pi shisha, sikur të ishte në një plazh në Florida.
Shikoni videon: