Uragani Helene godet Floridan dhe Karolinën e Veriut, shkon në katër numri i të vdekurve

schedule14:15 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:15 - 27 Shtator, 2024

Me një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë, uragani Helene ka shkaktuar 4 viktima. Ndërkohë, një djalë 4-vjeçar vdiq dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident në Claremont, Karolina e Veriut, sipas Patrullës së Autostradave Shtetërore të SHBA.

Fotot që po bëjnë xhiron e botës janë tregues i shkatërrimit që la pas uragani në shtetet e Floridës, Georgias dhe Karolinës së Veriut.

Uragani është cilësuar si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit në Gjirin e Meksikës dhe u klasifikua si një uragan i kategorisë 4, “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Presidenti Joe Biden kishte lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e prekur nga Helene, duke u kërkuar atyre që të ndiqnin udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe federalë.

“Ne presim stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje në të gjithë juglindjen, duke filluar në Florida që tani”, tha Biden.

Autoritetet në Tampa të Floridës u kishin bërë thirrje banorëve “të mos largohen nga shtëpitë e tyre” për shkak të kalimit të uraganit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!