Uragani “Dorian”, autoritetet amerikane shpallin gjendjen e alarmit

schedule13:06 - 28 Gusht, 2019

schedule 13:06 - 28 Gusht, 2019

 

Qendra kombëtare për uraganët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur gjendjen e alarmit për një stuhi tropikale dhe një uragan në Porto Riko ndërsa stuhia tropikale Dorian vazhdon të lëvizë nëpërmjet Karaibeve drejt ishullit që është territor amerikan.

Parashikohet që Dorian të kalojë pranë ose në jug të Porto Rikos pasditen e të mërkurës dhe në mbrëmje si një stuhi tropikale, ndërsa mundësitë janë që të kthehet nga uragani. Guvernatorja e ishullit shpalli gjendjen e jashtëzakinshme ndërkohë që në vitin 2017 ishulli u shkatërrua nga dy uraganë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!