Uragani “Beryl” godet jugun e SHBA-së, raportohet për 8 të vdekur

schedule09:12 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:12 - 10 Korrik, 2024

Pas zhvendosjes nga Karaibet, uragani Beryl goditi jugun e SHBA-së, duke shkaktuar 8 viktima, shtatë në Teksas dhe një në Luiziana. Beryl mund të shkaktojë përmbytje nga jugu “deri në Liqenet e Mëdha” në veri, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC).

Tornadot janë gjithashtu të mundshme në disa zona.

Katër persona kanë vdekur në zonën e Hjustonit. Një oficer policie i qytetit vdiq gjatë rrugës për në punë, tha kryebashkiaku John Ëhitmire, ndërsa një person tjetër vdiq në një zjarr të shkaktuar nga rrufeja.

Dy të tjerët për shkak të rrëzimit të pemëve. Më në veri, në Luiziana, një grua humbi jetën si pasojë e rrëzimit të një pemë në shtëpinë e saj.

Ndërkohë si pasojë e uraganit, 10 persona kanë vdekur në Karaibe dhe Venezuelë. Gjithashtu më shumë se 2 milionë familje janë ende pa energji në Teksas që nga dje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!