Ura rrëzohet disa orë para vizitës së Biden, shpëtuesit formojnë zinxhir njerëzor për të nxjerrë pasagjerët

schedule17:51 - 28 Janar, 2022

schedule 17:51 - 28 Janar, 2022

Një urë është shembur në Pittsburgh, Pennsylvania të premten vetëm disa orë përpara se zonën ta vizitonte presidenti amerikan Joe Biden. Presidenti amerikan do ta vizitonte qytetin për të bindur qytetarët rreth projektligjit që parashikon investime deri në 1.2 trilion dollarë për infrastrukturën që përfshin mirëmbajtjen e urës.

Pas shembjes së urës, ekipet e shpëtimit formuan një zinxhir njerëzor në mënyrë që të shpëtonin pasagjerët që ndodheshin në një autobus pasagjerësh që qëndronte i varur në cepin e urës së shembur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin, në të cilin ndodheshin tre pasagjerë dhe një shofer, që qëndronte i varur në cep të urës. Ura me dy korsi në Forbes Avenue mbi Fern Holloë Creek në Frick Park, një nga parqet më të mëdha të Pittsburgh, u shemb rreth orës 7 të mëngjesit, duke marrë me vete shumë automjete.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se vizita do të vijonte dhe se Biden do të shfaqej vetëm 2 milje nga vendi i shembjes së një ure herët në mëngjes. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!