Kryeministra Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Kotorr të Malit të Zi, foli për ndërtimin e Urës mbi Lumin Buna që lidh Velipojën me Ulqinin.
Rama tha se brenda vitit do të shohim kantierin e urës së Bunës, teksa ndau dhe detaje nga takimi me kryeministrin e Malit të Zi.
“Para se sa të bënim këtë intervistë dhe të kthehemi në Shqipëri kam pasure takime kryeministrin e Malit të Zi për disa tema, një ndër të ishte tema e rrugës, do të shpallet gara ndërkombëtare për ndërtimin e urës. Brenda vitit do të shohim kantierin e urës lidhëse të Bunës, kemi folur për liqenin dhe për një operim të përbashkët të lundrimit në liqen. Po ashtu kemi folur për një projekt të përbashkët të zhvillimit turistik të përbashkët.”, tha Rama. /abcnews.al