“Ura me tri harqe”, skulptori Ismet Jonuzi: Aktivitet komunikimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

schedule13:07 - 17 Maj, 2024

schedule 13:07 - 17 Maj, 2024

Pedagogu i Universitetit të Arteve të Bukura të Prishtinës Ismet Jonuzi, i cili është edhe skulptor, i ftuar në “Pas Mesnate” në ABC News, foli për urën me tre harqe.

Ai tha se “Ura me tri harqe” është aktiviteti i vetëm komunikimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Më tej ai theksoi se pika e fortë e Tiranës është piktura.

Është një urë ndërlidhëse e tre institucioneve. Është aktivitet i vetëm komunikimi mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Arti i madh është kombëtar dhe arti kombëtar nuk është i madh, kjo është diferenca. Komunikimi mes vetes dhe më pas dalja nga vetja, kjo është e rëndësishme.

Mendoj se Shqipëria ka një tradite të pikturë të një niveli të lartë. Kemi një kombinim ku përfshihet skulptura, piktura. Si pikë të fortë, Tiranë si njoh pikturën. Edhe Tetova po ashtu ka të mirë pikturën. Prishtina është e orientuar te skulptura moderne. Ne kemi më herët një traditë të artit modern, se Shqipëria ka qenë e izoluar nga sistemi komunist. Ndërsa ne kemi qenë më të lirë. Pedagogët tanë në atë kohë kanë pasur komunikime me Parisin dhe ndaj kemi pasur këtë qasje.