TIRANË– Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale, që veprojnë në Shqipëri dhe vende të tjera.
Kështu u shpreh analisti Arben Meçe, nga studioja e emisionit “Real Story” në ABC News.
Ai theksoi se gjatë zgjedhjeve me ngritjen e Task Forcës kundër krimeve zgjedhore, SPAK përçoi frymën se kushdo që arrin të thyejë rregullat do të ndëshkohet, sipas parashikimeve të Kodit Penal.
“Goditja tregon forcën e SPAK, Mesazhi është i konsoliduar nga SPAK.
Nga vëmendja drejt problemeve elektorale, të cilat për hir të së vërtetës ishin prioritare, dhe strategjia e SPAK për të ndërtuar ato “task forcat” prodhoi një frymë, ku njerëzit ndjenin se përballë shkeljes së ligjit kishin dikë që të ndëshkonte realisht.
Tani u rikthye në atë misionin që ia kemi kërkuar vazhdimisht dhe e mbështesin kuptohet”, tha Meçe./abcnews.al