“Ura e Zogut”, nis rikonstruksioni/ Historiani: Ndërhyrja e vështirë, duhej të ishte bërë më parë

schedule15:01 - 20 Qershor, 2024

schedule 15:01 - 20 Qershor, 2024

Ndërhyrja për të shpëtuar këtë monument të rëndësishëm kulturor konsiderohet shumë e vështirë.

Inxhinierët që kanë nisur punën e shumë pritur prej dekadash synojnë jo vetëm mbrojtjen e strukturës aktuale por edhe ngritjen e urës.

Historian paulin zefi thotë se dëmtimet që monumenti ka pësuar ndër vite janë të mëdha.

Ndërhyrjen historiani e cilëson të vonuar.

“Ura e Zogut”, Monument Kulture i Kategorisë së Parë përfaqëson një vepër inxhinierike unike për Shqipërinë e viteve ‘20 dhe shënoi bashkimin rrugor të veriut të vendit me zonat e tjera.

Fondi i akodruar për shpëtimin e saj është 46 milione lekë ndërsa punimet nuk kanë një afat përfundimi pasi varen nga ecuria e ndërhyrjes që konsiderohet delikate dhe e rrezikshme./abcnews.al