Në Fier, ura që mban emrin e një shenjtori është kthyer në makth për udhëtarët. Dhe pse aty ndodhin aksidente me pasoja të rënda, nuk është ndërhyrë për ta mirëmbajtur.
Kjo është ura e Shën Pjetrit në Fier dhe është ashtu siç duket, e rrezikshme. Me statistika të rënda aksidentesh rrugore, ura që mban emrin e një shenjtori, tani po quhet edhe sipas emrit të viktimave të saj.
Të mësuar me këtë pjesë të rrezikshme të rrugës, banorët e zonës janë gjithsesi vigjilentë kur kalojnë këtu. Ura sipas tyre duhet jo vetëm mirëmbajtur, por edhe zgjeruar.
Ura është pjesë e segmentit rrugor Fier – Seman – Darëzezë. Me një frekuentim të lartë veçanërisht përgjatë sezonit veror, është burim i vazhdueshëm aksidentesh, për vendas dhe vizitorë
Aksi rrugor Fier – Darëzezë ka statusin e rrugës nacionale, çka e bën mirëmbajtjen e saj përgjegjësi të autoritetit rrugor.
Valbona Daci
Gazetare e Abcnews, Fier

