Banorët e Kodër-Sukthit u gëzuan pasi rruga u rehabilitua. Por për të shkuar në Ishëm duhet të lënë pas këtë rrugë dhe të kalojnë përmes kësaj ure pasarelë që nuk u riparua pasi nuk ishte pjesë e projektit.
“Rrugën e bënë të mire, po urën e kemi problem.”
Sic duket dhe nga pamjet ura është e amotizuar. Dërrasat janë kalbur dhe në disa pjesë të saj ato mungojnë. Të pasigurta janë dhe barrierave anësore prej metali disa prej tyre janë dëmtuar.
“3 herë 4 herë në ditë kaloj, me marr më qafë miletin. Është këputur këtu është këputur, atje.”
Ura rrezikon këmbësorët, por dhe ata që kalojnë me automjete.
“Janë këputur shinat, vetëm kavot e mbajnë. Ura mbulon disa fshatra se banorët kanë dhe tokat këtej. Banorët e Fushë-Krujës dhe Laçit këtu kalojnë. Prandaj i bëjmë kërkesë qeverisë të na bëjë një urë betoni.”
Edhe banorët e Ishmit tregojnë se në këtë urë lëvizin me shumë frikë.
“Më cope-copë s’ka ku të shkojë, kalova sot ja hodha nesër nuk dihet.”
“Është urë, që në kohën e Enver Hoxhës, na ka ruajt zoti deri tani.”
Prej afërsisë me bregdetin turistët gjatë verës qarkullojnë përmes kësaj rruge dhe urës.
“Lidh nga Borzani deri tek Kepi I Rodonit. Është e domosdoshme si urë, po s’pyet njeri. Shumë kosovarë e shihnin në hartë kalonin këtu dhe ngeleshin në urë.” /abcnews.al/