Ura e ndërtuar për të shkuar në Kalanë mesjetare është kalbur e gjitha. Një vit më parë u premtua se do të ndërhyrje, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sot situata vetëm sa është përkeqësuar. Nga një atraksion turistik, Kalaja e Lezhës është tani një rrezik për vizitorët dhe banorët shtëpitë e të cilëve ndodhen poshtë kalasë.
Gurët e stërmëdhenj në murin e shekullit të 4 para Krishtit kanë nisur të bien, të tjerë rrezikohen.
Më të rrezikuar janë banorët që jetojnë në zonën poshtë kalasë.
Specialisti i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Ded Margjoni thotë se askush nuk i jep përgjigje përse nuk kanë nisur punimet apo kur do të nisin ato.
“Unë akoma nuk jam në dijeni të ketë ardhur një ardhur që njofton se punimet kanë nisur”, thotë Dedë Margjoni.
Burime pranë Ministrisë së Kulturës kanë bërë me dije se buxheti është miratuar nga Ministria, projekti është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i restaurimeve dhe fondi është lëvruar për Drejtorinë e Shkodrës, por punimet nuk mund të nisin pa lejen direkte të ministres.
Por ndërsa Ministria vijon të heshtë dhe të lejojë rrënimin e mëtejshëm të kalasë dhe pamjes së saj./abcnews.al/