Ura e dëmtuar prej dy muajsh, shkak për aksidente

schedule19:15 - 19 Tetor, 2019

schedule 19:15 - 19 Tetor, 2019

Ura e Mbrostarit me një frekuentim të lartë automjetesh ka pësuar dëmtime të rënda kohët e fundit. Drejtuesit e mjeteve thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme pasi vihen në rrezik për aksidente me pasoja.

Një toponim i famshëm dhe nyje e rëndësishme lidhëse. Ura e Mbrostarit që kalon mbi lumin Seman e gjatë përafërsisht 200 metra ka pësuar dëmtim të rëndë në nyjet lidhëse të saj.

Dy janë zgjedhjet që kanë drejtuesit e automjeteve, ose ta përshkojnë këtë ure me shpejtësi, ose duke e ndalur pothuajse plotësisht automjetin në urë. Të dyja mund të shkaktojnë aksidente të rënda.

Ura u Mbrostarit ka frekuentim të lartë automjetesh pavarësisht alternativës më të re siç është By Passi i Fierit që lidh Mbrostarin me Levanin duke shmangur Fierin. Ky i fundit, Ballshi patosi dhe Roskoveci lidhen me veriun e vendit vetëm nëpërmjet kësaj ure.

Pjesë e  një aksi nacional rrugor, Ura e Mbrostarit nuk është në kompetencat e bashkisë së Fierit. Në këto kushte riparimi i dëmtimeve nga autoritetet përgjegjëse kërkon kohë duke rritur çdo ditë rrezikun për aksidente. /ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!