Upamecano: Zhvilluam ndeshjen perfekte, na kualifikuan… fjalët e trajnerit

schedule23:57 - 13 Gusht, 2020

schedule 23:57 - 13 Gusht, 2020

Leipzig do të luajë për herë të parë në gjysmëfinalet e Champions League, raund në të cilin do të sfidojë PSG në datë 18 gusht në Lisbonë.

Dayot Upamecano, shtylla e mbrojtjes së ekipit gjerman, ka folur për RMC Sport pas fitores 2-1 kundër Atletico Madrid dhe daljes në 4 skuadrat më të mira të Evropës.

Të gjithë jemi shumë të lumtur. Duhet të luanim ndeshjen në mënyrë të tillë dhe ia dolëm. Tani jemi në gjysmëfinale dhe do të japim gjithçka për të kaluar në finalen e madhe.

LEIPZIG-ATLETICO MADRID

Para fillimit të ndeshjes, trajneri Nagelsmann na kërkoi me insistim që të mos kishim fare frikë, na tha të luanim lirshëm, pasi ishte një ndeshje si gjithë të tjerat.

Fjalët e tij na mbushën me besim dhe i ndoqëm me përpikmëri detyrat që na kishte dhënë, kështu që ia dolëm të mposhtim Atleticon.

PSG? Janë skuadra më e madhe e Francës, na pret një sfidë shumë e vështirë. Gjithsesi, do të japim maksimumin tonë për të fituar“, përfundon 21-vjeçari francez. /abcnews.al