Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“UNMIK”, duhet të largohet”/ Spiropali: Bashkimi Europian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës

schedule20:58 - 24 Shtator, 2025

schedule 20:58 - 24 Shtator, 2025

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Europës, Elisa Spiropali komentoi ngërçin politik në Kosovë si edhe sanksionet ndaj Kosovës.

Gjatë intervistës, Spiropali nënvizoi se Bashkimi Europian duhet t’i heqë sanksionet Kosovës, ndërsa u shpreh e keqardhur që ende nuk kanë arritur konstituimin e Kuvendit.

E ndalur te sulmi në Banjskë, Spiropali tha se qartazi ishte një sulm terrorist dhe se autorët duhet të jenë para drejtësisë.

“Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Puna është se sa vullnet politika ka nga të gjitha palët për t’i tejkaluar këto vështirësi. Duhet ta them që sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por sigurisht institucionet në Kosovë duhet të jenë më përgjegjëse. Duhet respektuar edhe sovraniteti dhe integriteti territorial. Sulmi në Banjskë ishte i papranueshëm dhe asnjë alibi nuk mund të fshehë përgjegjësinë e atyre që ndërmorën atë sulm. Sa i takon çështje të sigurisë në Kosovë, SHBA e ka bërë të qartë që misioni i UNMIK nuk duhet të jetë më. KFOR, EULEX, autoritet e Kosovës mjaftojnë për të garantuar sigurinë. Pra garantimi i sovranitetit dhe shtrirjes së këtij sovraniteti në gjithë territorin duhet të ecin paralelisht. Duhet gjetur një marrëveshje që garanton kohë për zhvendosjen e UNMIK…Ne çdo takim që bëjmë e kemi të qartë qëndrimin për Kosovën”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!