“Universiteti i Tiranës, pozicion të mirë në rankim”, Hoxha: Universitetet shqiptare prej 5 vitesh në rankimet botërore

schedule10:27 - 2 Tetor, 2023

schedule 10:27 - 2 Tetor, 2023

Sot ka nisur viti i ri akademik për arsimin e lartë, e në një konferencë për mediat ka dalë rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Hoxha ndër të tjera tha se ky vit nis me një dinamikë të re, e cila lidhet edhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Rektori theksoi se Universiteti i Tiranës, në rankimin botëror, rankohet mirë dhe në pozicionin kombëtar është më i miri dhe me diferencë.

Ai shtoi se universitet shqiptare kanë rreth 5 vite që kanë nisur të rankohen, më parë nuk ka ndodhur kurrë.

“Ju sot jeni studentët që nisni një cikël të ri studimi. Unë doja t’i uroja 23 mijë studentëve të Universitetit të Tiranës, një vit të mbarë akademik, në programet tona, në mënyrë që ju të jeni kontribuuesit e të ardhmes në Shqipëri, sepse keni zgjedhur të studioni këtu.

Ne rifillojmë studimet me një dinamikë të re, me më shumë përkushtim, mundësi dhe programe të modernizuara në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE.

Sot ne kemi 16 programe në gjuhën angleze në të gjitha fakultetet. Kemi 3 programe efektiv të përbashkëta me universite Perëndimore dhe 4 të tjera në proces, duke bërë të mundur që ne t’i përgjigjemi nevojave.

Së fundmi ka dalë një rankim botëror, është rankuar shumë pozicioni i UT. Dua t’ju them që e para është arritje e madhe që universitet shqiptare prej gati 5 vitesh në rankimet botërore. Ne nuk kemi qenë kurrë të rankuar.

Së fundmi UT gjendet në të gjithë rankimet botërore. UT në të gjitha rankimet , në rankun ndërkombëtar është në pocizion të mirë dhe në pozicionin kombëtar është më i miri dhe me diferencë” tha ndër të tjera, rektori i UT, Artan Hoxha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!