Universiteti i Oxford: 1/3 e viktimave të Covid-19 në korrik – gusht, vdiqën për arsye të tjera

schedule15:18 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:18 - 19 Shtator, 2020

Një e treta e viktimave nga Covid-19 në korrik dhe gusht mund të kenë vdekur në të vërtetë për shkaqe të tjera, të tilla si kanceri, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, raporton Daily Mail

Studimi tregon se njerëzit që mund të kenë vdekur nga kanceri apo shkaqe të tjera si goditja nga një makinë, por që kishin rezultuar pozitiv me koronavirus, u përfshirë në numrin zyrtar të viktimave nga Covid-19.

Shifrat e zbuluara kanë nxjerrë në pah se 1 në 13 persona për të cilët besohej se kishin vdekur nga koronavirusi në fakt nuk vdiqën nga sëmundja. Kjo do të thotë që 7.8 përqind (3.877) e viktimave nuk vdiqën për shkak të virusit, transmeton abcnews.al

Rastet me Covid-19 në 24 orë

Mjeku Jason Oke, tha për The Telegraph: ‘Është e rëndësishme të dimë shkallën e vërtetë e vdekshmërisë, pasi kjo na tregon se si vepron virusi.”

‘Padyshim që Covid është përhapur më masivisht  në Mars dhe Prill, por ne duhet ta dimë  nëse sëmundja po shkakton të njëjtin dëm si më përpara.

Ndikimi i koronavirusit ka rënë pasi nuk ka të njëjtën shkallë vdekshmërie. Kjo do të na lejojë të menaxhojmë më lehtë rrezikun që na vjen nga virusi. Ndërkohë Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, tha se ishte e vështirë të thuhej se sa ndikim mund të ketë pasur virusi në shkakun e vdekjes së dikujt. s.ba/abcnews.al