Universiteti i Mjekësisë vijon në mënyrë të paligjshme procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj

schedule10:35 - 15 Maj, 2020

schedule 10:35 - 15 Maj, 2020

Megjithëse Ministrja e Arsimit Besa Shahini më 8 maj vendosi të shtyjë zgjedhjet për drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë në vend deri në një moment të dytë, në  Universitetin e Mjeksisë procesi vazhdon në mënyrë të paligjshme.

Rektori Arben Gjata po më 8 maj ka urdhëruar vijimin e procedurave përkatëse   përgatitore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve menjëherë pas shpalljes së datës së re nga ministrja e Arsimit.

Gjashtë ditë pas Urdhërit të Rektorit Gjata kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Mjekësisë Silva Bala ka hapur aplikimet për kandidatë për Rektor dhe anëtar të Senatit Akademik.

Vendimi i Balës parashikon që të gjithë ata që duan të garojnë për këto vende  në Univeritetin e Mjekësisë  kanë kohë për të dorëzuar dokumentacionin nga 15 maji deri më 21 maj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!