Universiteti i Kembrixhit do të vazhdojë mësimin online deri në vitin 2021

schedule09:25 - 20 Maj, 2020

schedule 09:25 - 20 Maj, 2020

Universiteti i Kembrixhit ka njoftuar se do të vazhdojë mësimi online edhe gjatë vitit të ardhshëm akademik për shkak të koronavirusit.

Sidoqoftë, nëse studentët dëshirojnë mund të zhvillojnë mësimin në universitet  vetëm nëse organizohen grupe më të vogla mësimore  dhe sigurisht nëse ato plotësojnë kërkesat për distancimin social, tha universiteti.

“Ky vendim është marrë tani për të lehtësuar situatën por si gjithmonë, do të rishikohet nëse do të ketë ndryshime në këshillat zyrtare  në lidhje më koronavirusin.”

Universiteti filloi mësimët online në Mars, të njejtën metodë po përdorin edhe për provimet të cilat po kryhen gjithashtu online.

Në një deklaratë universiteti tha se studentët që aplikojnë për të vazhduar një fakultet në Angli duhet t’u tregohet me “qartësi absolute” se si do të zhvillohet mësimi para se të marin vendimin përfundimtar.

Por studentët mund të vazhdojnë të paguajnë tarifën e plotë edhe nëse mësimet do të zhvillohen online./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!