Universi në duart tona!  Pse imazhet e Webb janë një moment historik për astronominë

schedule17:58 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:58 - 12 Korrik, 2022

Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb, që NASA ka publikuar këtë të martë janë asgjë më pak se mahnitëse.

Lexo edhe: LIVE/ Këtë fat do të ketë dhe dielli ynë, NASA publikon imazhet spektakolare nga shpërthimi i një ylli, spektakli me ngjyra i teleskopit Webb

Galaktika me triliona yje, planete të largëta dhe mjegullnaja, detaje nga universi që shkenca nuk i kishte arritur më parë.

Sasia e madhe e informacionit që përmban çdo imazh është marramendëse. Por ky thesar vjen nga vetëm disa ditë vëzhgimesh – dhe deri më tani teleskopi ka parë vetëm një pjesë të vogël të qiellit – Webb do të kapë kozmosin për 20 vitet e ardhshme, shkruan BBC.

Ekziston një listë kontrolli e zbulimeve që astronomët shpresojnë t’i bëjnë – nga shikimi i yjeve të parë që shkëlqejnë deri te gjetja e planetëve të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.

Por gjëja që është më emocionuese për shkencëtarët janë zbulimet që ata as nuk i kanë ëndërruar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!