Pas lajmeve se Manchester United u “dorëzuar” për Cristiano Ronaldon, dhe se tashmë për portugezin mund të nisnin ofertat e para, vjen edhe reagimi i klubit.
Në një deklaratë për “Sky Skport UK”, djajtë kanë mohuar se ish-lojtari i Real Madrid është në shitje, teksa kanë theksuar se sulmuesi ka dhe një vit kontratë.
“Pavarësisht disa lajmeve të raportuara, nuk ka pasur ndryshim qëndrimi nga klubi për Cristiano Ronaldon. Ai ka edhe një vit kontratë dhe nuk është në shitje”, thuhet në deklaratën e Djajve të Kuq. /f.a/abcnews.al