Manchester United kërkon Kieran Trippier, por Atletico Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit të djathtë anglez.
Diego Simone e llogarit titullar fiks 30-vjeçarin dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, që sezonin e fundit fitoi titullin kampion në Spanjë.
AS shkruan se kushti i vetëm që do bënte “Colchoneros” të dorëzoheshin është nëse United paguan klauzolën prej 35 milion paundësh. /abcnews.al