Me Marcus Rashford që ka bërë rolin e golashënuesit kryesor te “djajtë” e kuq të Manchester United duket se gjithçka shkoi mirë këtë sezon, mirëpo në “Old Trafford” po mungon prej kohësh një sulmues i madh dhe tekniku Erik ten Hag, i ka vënë si objektiv bordit të United afrimin e një sulmuesi me emër në merkaton e verës.
Sipas prestigjiozes britanike, The Sun, objektivi kryesor i djajve mbetet Harry Kane me Presidentin Daniel Levy, që nuk e ul “pazarin” dhe kërkon sërish plot 100 milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit.
Mirëpo, Kane nuk është i vetmi në listë, me Victor Osimhen e Goncalo Ramos, që janë gjithashtu në objektivat e “djajve” në rast dështimi të Harry Kane. /i.m /abcnews.al