Manchester United është në kërkim të lojtarëve për të zëvendësuar Harry Maguire, i cili do të shkojë te West Ham për 30 milion paund.
United ka hartuar një listë të mbrojtësve që mund të nënshkruhen si zëvendësues për anglezin. Sipas Fabrizio Romano, klubi është i interesuar për Benjamin Pavard nga Bayern, Jean-Clair Todibo (Nice) dhe Edmond Tapsoba (Bayer Leverkusen).
Sipas gazetarit të Sport1, Kerry Howe, Manchester United është në bisedime me Pavard.
Drejtuesit e Bayern dhe trajneri Thomas Tuchel duan të mbajnë mbrojtësin, veçanërisht pas ndërprerjes së transferimit të Kyle Walker. Megjithatë, vetë lojtari nuk ka ndërmend të qëndrojë dhe dëshiron të kalojë në një ligë të re. /G.D abcnews.al/