United kërkon një tjetër mbrojtës në Spanjë, Atletico kthen përgjigje

schedule13:37 - 6 Gusht, 2021

schedule 13:37 - 6 Gusht, 2021

Jadon Sancho dhe Raphaël Varane janë dy goditjet e mëdha të Manchester United në merkato. “Djajtë e Kuq” nuk ndalen me kaq, dhe tani po tentojnë përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.

I preferuari i klubit anglez për këtë pozicion është Kieran Trippier. 30-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid prej dy vitesh, teksa sezonin e kaluar fitoi titullin kampion në Spanjë me ekipin e Simeones.

 

Duke festuar një fitore të Atleticos

Mediet angleze shkruajnë se Atletico kërkon 30 milion paund (rreth 35 milion euro) për të lënë të lirë anësorin anglez, duke e bërë të qartë se lojtari nuk do lëvizë për një shumë më të vogël se kaq. /abcnews.al