Chelsea-Manchester përfundoi në barazim pa gola. Të dy ekipet tentuan maksimumin, por në fund ndanë nga një pikë. “Djajtë e Kuq” pretenduan për një penallti. Callum Hudson-Odoi preku topin me dorë në zonë, por arbitri kryesor vijoi lojën pasi pa pamjet në VAR.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer ndihet keq për mungesën e penalltisë, teksa nuk i kursen thumbimet për kampin kundërshtar në prononcimin e dhënë për Sky Sports.
Gjithçka lidhet me një postim të Chelsea përpara nisjes së ndeshjes, aty ku shfaqet Harry Maguire duke kryer disa ndërhyrje të ashpra kundër lojtarëve të ekipit londinez.
“Nuk arrij ta kuptoj se pse nuk u akordua penallti për ne rasti i Hudson-Odoi. Në përsëritje dallohet qartë prekja e topit me dorë. Na u vodhën dy pikë, por nuk dua të merrem me arbitrat, nuk kam ndërmend të bëj presion ndaj tyre.
Chelsea u morr me Maguire dhe teknologjinë VAR përpara sfidës me ne. Postimi i tyre në faqen zyrtare ishte i padrejtë, një gjë e tillë ndikon te arbitrat“, deklaroi trajneri norvegjez. /abcnews.al