Në ditët e fundit po flitet shumë për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi. Megjithatë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë sipas raportimit të “AS”. Sulmuesi portguez ndihet i lumtur me bardhezinjtë si dhe familja e tij tashmë është mësuar me jetesën në Itali.
Me shumë mundësi ai pritet t’a respektojë kontratën e tij deri në fund, pra deri në qershorin e vitit 2022. Më pas Cristiano do të shikojë opsionet se ku mund ta vazhdojë karrierën e tij, por Manchester United është jashtë planeve të tij.
Në media është folur shumë për një rikthim të 35-vjeçarit në “Old Trafford”, aty ku Ronaldo shkëlqeu. Sidoqoftë, ai mendon se periudha e tij me “Djajtë e Kuq” i përket të kaluarës dhe nuk e shikon të ardhmen e tij me ta. Opsioni më i mundshëm mbetet PSG-ja dhe ka qenë vetë drejtori sportiv, Leonardo, i cili nuk e ka përjashtuar si mundësi transferimin e yllit të Juves në Paris. /abcnews.al