Kur përmendet klubi i Romës, dy emra na vijnë menjëherë në mëndje: Francesco Totti dhe Daniele De Rossi. Të dy kapitenë, besnikë ndaj klubit romak dhe legjenda. Totti nuk e ka provuar të veshë fanellë tjetër veç asaj të Romës, ndërsa De Rossi vendosi ta mbyllë karrierën te Boca Juniors.
Megjithatë, ish-mesfushori italian ka zbuluar se gjatë karrierës së tij, ka pasur dëshirë që të luajë për ekipin anglez të Manchester United: “Gjithmonë kam dashur të luaj për Manchester United. E kam dashuruar atë skuadër që kur kam qenë fëmijë”, u prononcua De Rossi për SkySport Italia.
Një deklaratë që padiskutim nuk mund të pritet mirë nga tifozët romakë, që dëgjojnë dëhirën e një pre dy beniaminëve të tyre për t’u larguar. De Rossi e ka mbajtur të veshur fanellën e Romës për plot 17 sezone (2002/03 – 2019/20)/abcnews.al
