Manchester United pëlqen mesfushorin e kombëtares angleze dhe të West Ham, Declan Rice. 20-vjeçari është duke spikatur në Premier League dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Çekiçëve”.
Çmimi i tij është rritur shumë dhe Rice vlerësohet 90 milionë euro. Qendërmesfushori nuk është në shitje, por në Angli bëjnë me dije se e ka në çmim. Sunday Exprees shkruan se West Ham heq dorë prej mesfushorit vetëm për shumën e 100 milionë eurove.
United e ka të qartë se çfarë duhet ta bëjë për ta transferuar Rice. Një shifër e tillë duket e vështirë të paguhet. Mediat britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” fillimisht duan të transferojnë Eriksen nga Tottenham. Ndoshta largimi i Pogba do t’i bënte anglezët të mendoheshin mirë për Rice. /abcnews.al