Gjatë analizës vjetore, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka zbuluar arsyen pse vendosën unifikimin mes ligjit të investimit të huaj dhe ligjit të investitorëve strategjik.
Ai ka theksuar se synimi është që të përditësohet ligji lidhur me kërkesat e Bashkimit Europian.
“Unë besoj që ju përgjigja një pjese të pyetjes. Ligji i unifikuar i investimeve, jo thjesht strategjike. Ka kohë që diskutohet, synimi është që të përditësohet një ligj që ka qene për investimet e huaja në vitet ’90.
Qëllimi është që ky ligj të përditësohet lidhur me kërkesat e Bashkimit Europian, por dhe me procedurat që ndiqen nga AIDA. Në mënyrë që çdo investitor që i qaset Shqipërisë të ketë një qasje të plotë dhe një mbrojtje që i bëhet për investimet e tij”, tha ministri./abcnews.al