“Unicorn” dhe “London Bridge” dy protokollet që do të zbatohen për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth

schedule09:41 - 9 Shtator, 2022

schedule 09:41 - 9 Shtator, 2022

“Ura e Londrës ra”. Kjo ishte fraza e koduar nga Pallati Buckingham për të dhënë njoftimin e trishtë të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, sipas mediave të huaja.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96 vjeçare të enjten në Skoci. Mbretëresha mbretëroi për 70 vite dhe vdekja e saj njihet në qarqet zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar si Operacioni Ura e Londrës, protokolli për të cilin është aktivizuar kur Pallati Buckingham bëri njoftimin zyrtar për vdekjen e saj.

Zyrtarët iu referuan ditës së vdekjes së Mbretëreshës si “Dita D”

Kjo është një procedurë e përpiktë, e përpiluar fillimisht në vitin 1960 dhe përditësuar vit pas viti, që përfundon vetëm me funeralin shtetëror, pas 10 ditëve të zisë kombëtare.

Sekretarja private e sundimtares më jetëgjatë të Britanisë së Madhe do të përdorë një linjë të sigurtë telefonike për të njoftuar drejtuesit më të lartë të shtetit, me të parën kryeministren Liz Truss, dhe me pas ministrat, ndërsa Qendrës së Reagimit Global të Ministrisë së Jashtme i takoi detyra të informojë 14 qeveritë që njohin Mbretëreshën si Kryetare të Shtetit dhe më pas të bëjnë të njëjtën gjë me 36 vendet e tjera të Commonëealth-it.

Menjëherë pas frazës së koduar alarmet janë fikur, televizionet dhe radiot ndryshuan rrjedhën e transmetimeve për të dhënë lajmin e trishtë, ndërsa të gjithë britanikët janë dërguar për në banesat e tyre në zi,

Parlamenti ka ndërprerë punën në një afat të pacaktuar.

Por, Mbretëresha Elizabeth II vdiq në Skoci, zhvillim i cili është parashikuar nga Pallati Buckingham, që ka aktivizuar dhe një operacion tjetër të koduar “Unicorn”. Detajet e këtij plani u raportuan për herë të parë për publikun në vitin 2019.

Pasi kryeministrja është informuar personalisht për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II nga sekretari privat i Mbretëreshës, lajmi ka patur një “njoftim zyrtar” edhe për publikun.

Flamujt nëpër rezidencat mbretërore, Ëhitehall dhe ndërtesat e tjera qeveritare janë ulur në gjysmështizë dhe faqja zyrtare e familjes mbretërore tashmë ka një sfond të zi dhe lajmërimin e ndarjes nga jeta të Mbretëreshës.

Kryeministrja, Liz Truss është anëtarja e parë e qeverisë që bën një deklaratë.

Në Ëestminster Abbey dhe Katedralen e Shën Palit do të bien këmbanat e tyre në mesditë.

Përshëndetjet ceremoniale me armë priten në Hyde Park dhe në Toëer Hill dhe do të mbahet një minutë heshtje kombëtare.

Mbreti Charles do të drejtojë audiencën e tij të parë me kryeministren. Ai do të takohet gjithashtu me kontin Marshall për të nënshkruar zyrtarisht planet e plota të funeralit, me funeralin shtetëror, që pritet të mbahet pas 10 ditësh. Charles do të japë një deklaratë drejtpërdrejt për vendin dhe Commonëealth të enjten (8 shtator) në mbrëmje.

 

Dita 1

Këshilli i Aderimit, i cili përfshin figura të larta qeveritare dhe këshilltarë të fshehtë, do të mblidhet në pallatin e St. James në orën 10:00 të mëngjesit për shpalljen e mbretit të ri.

Homazhet do të bëhen në parlament.

Dita 2

Arkivoli do të niset nga Balmoral për t’u marrë në Pallatin e Holyroodhouse.

Homazhet në parlament ka të ngjarë të vazhdojnë.

Dita 3

Do të ketë një paradë në nder të Mbretëreshës nga Holyrood, ku do të marrin pjesë anëtarët e familjes mbretërore.

Dita 4

Në mbrëmje vonë, arkivoli pritet të zhvendoset në stacionin Edinburgh Ëaverley nga ku do të udhëtojë me trenin mbretëror gjatë natës, duke mbërritur në stacionin St. Pancras në Londër mëngjesin e ardhshëm.

 

Mbreti Charles do të fluturojë për në Irlandën e Veriut, ku do të marrë një mesazh ngushëllimi në Kështjellën Hillsborough dhe do të marrë pjesë në Katedralen e St. Anne në Belfast për një shërbim lutjeje dhe reflektimi mbi jetën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Dita 5

Arkivoli pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham për disa orë përpara ceremonisë së madhe të planifikuar në Londër atë ditë.

Në ngjarjen e parë të madhe ceremoniale që i paraprin funeralit, arkivoli i Mbretëreshës do të zhvendoset nga Pallati Buckingham në Ëestminster Hall për fillimin e pesë ditëve “lying in state”*.

Lying in state – është traditë në të cilën trupi i një zyrtari të vdekur vendoset në një ndërtesë shtetërore, qoftë jashtë ose brenda një arkivoli, për të lejuar publikun të bëjë nderimet e tij. Tradicionalisht zhvillohet në ndërtesën kryesore të qeverisë së një vendi, shteti ose qyteti.

Dita 6 dhe dita 7

Në ditën e gjashtë dhe të shtatë, Mbreti Charles III do të udhëtojë për në Uells për të marrë pjesë në shërbesa fetare, marrë ngushëllime në Parlament dhe të takohet me kryeministrin e Uellsit.

Dita 8

Mbreti Charles pritet të presë guvernatorët e përgjithshëm dhe kryeministrat nga vende të tjera.

Dita 9

Në prag të funeralit, Charles do të mirëpresë familjet mbretërore të huaja që do të marrin pjesë në funeral.

Dita 10

Funerali shtetëror do të mbahet në Ëestminster Abbey. Do të ketë dy minuta heshtje në të gjithë vendin. Pas shërbimit njëorësh, një homazh i madh do të shoqërojë arkivolin në Hyde Park.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!