UNICEF publikon shifrat: 200 milionë fëmijë vuajnë urinë

schedule22:21 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 22:21 - 18 Dhjetor, 2018

Kequshqyerja ka shkaktuar vdekjen e 3 milionë fëmijëve në vitin 2017, sipas UNICEF. Ndërsa këtë vit janë rreth 200 milionë fëmijë në të gjithë botën që vuajnë nga uria.

Në botë më shumë se 200 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, duke bërë që në 2017-n rreth 3 milionë fëmijë të humbin jetën. Ndërsa në Itali një fëmijë në tre është mbipeshë. Këto janë disa nga të dhënat e UNICEF, sipas të cilave janë rreth 151 milionë fëmijët e prekur nga kequshqyerja kronike, ndërsa 50.5 milionë nga ajo akute. Afrika dhe Azia ndajnë shifrën më të lartë të formave të ndryshme të kequshqyerjes, pasi 55 për qind e këtyre fëmijëve jetojnë në Azi dhe 39 për qind në Afrikë.

Por situatë alarmante ëshët dhe obeziteti, kun ë vitin 2017 38.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç rezultonin mbipeshë. Në Europë një fëmijë në tre është mbipeshë. Shqetësimet në sjelljen e të ushqyerit janë patologji shumë të rënda pasi ndikojnë në shendtin fizik dhe mendor. Ky fenomen është i pranishëm në vendet e industrializuara dhe me nivel të lartë jetese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!