Sipas të dhënave të Unicef, në botë një në katër fëmijë jeton në vende në luftë ose të goditur nga ktastrofa natyrore. Për këtë arsye organizata do të nisë në 2020-ën mbledhjen më të madhe të fondeve në historinë e krijimit të saj. Objektivi është mbledhja e 4.2 miliard dollarrëve për ndihmuar vitin e ardhshëm rreth 59 milion fëmijë në situatë nevoje në 64 vende të botës.
Drejtoresha e përgjithshme e UNICEF, Henrieta For deklaroi se një numër historik fëmijësh janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ata kanë nevojë për mbrojtje dhe mbështetje. Sipas saj konfliktet vijojnë të jenë arsyet kryesore, përveç urisë, sëmundjeve infektive dhe ngjarjeve metereologjike ekstreme të lidhura me ndryshimet klimatike, të cilat detyrojnë me miliona persona të kërkojnë ndihmë.
Situata më kritike është ajo e refugjatëve sirianë dhe komuniteteve pritëse në Egjipt, Jordani, Liban, Irak dhe Turqi. Për këtë fashë njerëzish Unicef mendon se do duhen 864.1 milion dollarë. Më pas vjen Jemeni që kërkon 535 milion dollarë ndihma, Siria 294.8 milion dollarë, Republika Demokratike e Kongos 262.7 milion dollarë dje Sudani I Jugut 180.5 milion dollarë.
Me paratë që shpreson të mbledhë, Unicef planifikon të mjekojë kequshqyerjen akute të rëndë për 5.1 milion fëmijë, vaksinimin kundër fruthit për 8.5 milion fëmijë si dhe furnizimin me ujë të pijshëm për përdorim ushtarak dhe higjenë personale për 28.4 milion persona. Ndër të tjera do bëhet I mundur aksesi për shërbime për shëndetin mendor dhe psikosocial për 4.5 milion fëmijë dhe personave që kujdesen për ‘ta, si dhe për të shmangur dhunimin e tyre për 1.4 milion fëmijë dhe gra.
Pa harruar urgjencën edukative në programin e Unicef është dhe objektivi për t’i dhënë akses në arsim 10.2 milion fëmijëve./abcnews.al