UNICEF: Gjysma fëmijëve ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus

schedule09:13 - 24 Mars, 2022

schedule 09:13 - 24 Mars, 2022

Një në çdo dy fëmijë ukrainas është zhvendosur që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt, sipas Fondit të OKB-së për fëmijët.

“Është befasuese,” i tha CNN zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. “Që nga fillimi i luftës një muaj më parë, nga çdo djalë dhe vajzë në vend, një në dy tani është dashur të ikin nga shtëpitë e tyre.”

“Është një situatë që nuk e kemi parë më parë, jo në kujtesën e gjallë dhe është pothuajse e pamundur të përballemi me të,” tha Elder, përcjell abcnews.al.

Elder tha se UNICEF po përpiqet të marrë batanije, gjeneratorë, pajisje mjekësore dhe komplete obstetrike për nënat që lindin në vend.

“Nëse lufta nuk ndalet, nëse nuk ndalen sulmet pa dallim, ne do të shohim më shumë fëmijë të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe bombardimet,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!