Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

UNICEF: 19 milionë fëmijë në mesin e të zhvendosurve nga vendet e tyre më 2019

schedule17:12 - 5 Maj, 2020

schedule 17:12 - 5 Maj, 2020

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF,  është shprehur se mes 46 milionë njerëz janë 19 milionë fëmijë, të cilët kanë ikur nga dhuna dhe konfliktet vitin e kaluar. Ndër të tjera në këtë raport theksohet se miliona femijë janë zhvendosur nga katastrofat natyrore.

Raporti i UNICEF-it thekson se ka pasur rritje të madhe të numrit të njerëzve të zhvendosur brendapërbreda: nga 25 milionë një dekadë më herët, në më shumë se 40 milionë në pesë vjetët e fundit. Vitin e kaluar, më shumë se 40 për qind e të zhvendosurve kanë qenë nën 18 vjeç, tha UNICEF.

“Miliona fëmijë të zhvendosur në të gjithë botën janë pa kujdes dhe mbrojtje të duhur. Kur shfaqen kriza të reja, si pandemia e koronavirusit, këta fëmijë janë veçanërisht të cenueshëm”, tha përmes një deklarate drejtorja ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

UNICEF tha se pandemia e koronavirusit po e bën edhe më kritike situatën për fëmijët e zhvendosur dhe familjet, këtë vit.

Raporti “Të humbur në shtëpi” thotë se fëmijët e zhvendosur nuk kanë qasje në shërbimet themelore dhe janë rrezik të ekspozimit ndaj dhunës, shfrytëzimit, abuzimit, trafikimit, punës dhe martesës së parakohshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!