UNICEF: 1200 adoleshentë vetëvriten çdo vit

schedule12:44 - 15 Tetor, 2021

schedule 12:44 - 15 Tetor, 2021

Sipas UNICEF, në Europë 9 milion adoleshentë, të moshës nga 10 deri 19 vjeç vuajnë nga një problem që lidhet me shëndetin mendor dhe  rreth 1200 fëmijë vetëvriten çdo vit. Përqindja e vetëvrasjeve në vitin 2019 tek djemtë, vlerësohet shumë më e lartë se tek vajzat: 69% me 31%, dhe mosha më e prekur është 15 deri në 19 vjeç.

Përqindja e problemeve që lidhen me shëndetin mendor për vajzat dhe djemtë në Europë mes moshës 10 deri në 19 vjeç, është 16.3%, ndërsa të dhënat globale për të njëjtën grupmoshë është 13.2%. Vendet me përqindje më të madhe në Europë, mes 33 që janë analizuar, janë: Spanja 20.8%, Portugalia 19.8% dhe Irlanda 19.4%.

Ndërsa përqindjet më të vogla janë në Europën lindore: Poloni 10.8%, Republikë Ceke 11%, Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki 11.2%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!