Në ditën e shtatë të luftë në Lindjen e Mesme, sulmet ajrore izraelite goditën kryeqytetet e Iranit dhe Libanit, ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmuan një aeroplanmbajtëse iraniane në det, duke përshkallëzuar sulmin e tyre ndaj flotës detare të Republikës Islamike.
Agjencia e OKB për refugjatët (UNHCR) njoftoi se gati 100 mijë persona janë zhvendosur brenda Libanit, ndërsa dhjetëra mijëra refugjatë sirianë kanë kaluar sërish kufirin.
Agjencia e OKB-së e përshkroi situatën si një “emergjencë të rëndë humanitare”, duke paralajmëruar për përkeqësim të kushteve në rajon.
“Përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme përbën një emergjencë të rëndë humanitare që kërkon një përgjigje të menjëhershme në të gjithë rajonin dhe në Azinë Juglindore”, deklaroi për gazetarët Ayaki Ito, shefi i departamentit për emergjenca dhe mbështetje të programeve në UNHCR.
Ai shtoi se situata në terren mbetet shumë e tensionuar dhe se pjesëtarët e stafit të agjencisë janë aktualisht “në rrezik”, ndërsa përpjekjet humanitare po vazhdojnë për të ndihmuar të zhvendosurit dhe refugjatët.


