Ungrej, fshati malor i Lezhës i pasur me kulturë, histori dhe natyrë, kthehen investimet

schedule16:55 - 27 Qershor, 2020

schedule 16:55 - 27 Qershor, 2020

Vetëm 26 kilometër larg Lezhës ndodhet fshati Ungrej, një mundësi eksplorimi. Zona shtrihet në një lugine te krijuar nga përrenjtë malore. Për të shkuar deri atje, nga Lezha duhen rreth 50 minuta.

Por nuk mund ta bësh me një makinë të zakonshme. Atje të duhet një mjet i tillë.

Duke shpresuar se do ja arrijmë qëllimit dhe me pjesën e ngelur të asfaltit për ta bërë të mundur që çdo turist ta ketë më të lehtë ardhjen në këtë zonë”, është shprehur Gëzim Kola administrator. 

 “Ne do të ndërtojmë politika zhvilluese, të krijohen harta turistike që të lidhen me operatorë turistikë, të krijohen guida në mënyrë që ta promovojmë sa më shumë këtë”, ka thënë Renaldo Xhanej.

Për të mbërritur në destinacion nuk ka nevojë për guida, pasi rruga ka tabelat orientuese.Banorët e zonës kultivojnë, fruta e perime, ndërsa bimësia është e shumëllojshme.

Mund të vizitosh, Kështjellën e Kastrit, fortifikimet ilire, qafën e pazarit dhe shumë të tjera.

Njerëzit po kthehen në Ungrej. Ata kanë nisur të rindërtojnë shtëpitë. Shumë prej tyre kanë hapur restorante apo dhe bujtina.

Kola  është shprehur se vitet e fundit ka tendencë të rikthimit të banorëve për të rindërtuar kullat e tyre, por së pari kërkojnë rrugën dhe jemi të bindur se më pas do të ketë kthim të madh të banorëve në këtë zonë.

Ne duam qe edhe banoret ti shohin keto vlera si mundësi për ti zhvilluar dhe përdorur si fuqi ekonomike. Ne fakt banorët mund të dinë shumë më tepër dhe jam i bindur se bashkarisht me ta do të ndërtonim guida të qëndrueshme dhe interesante për turizmin malor,”ka thënë  drejtor i Turizmit ne bashkinë Lezhë.

E pasur me histori, kulturë, natyrë, në të gjen traditën e shpirtin mikpritës të banorëve.

Ndër të tjera administratori ka theksuar se zona ka bukuri të ndryshme natyrale, historike dhe kulturore.

“Kemi evidentuar shume atraksione te turizmit malor në Lezhë. Në këtë zone ekzistojnë potenciale që mund ta zhvillojnë e atë duke ndërthurur natyrën me objekte, kulti, kulturën dhe vlerat historike”, është shprehur Xhanej.

Gjatë këtij udhëtimi ekipi i Abc News u takua me dy rapsodët e njohur, vellezërit Pjeter e Ndue Lleshi. Ata po realizonin filmimet për një këngë të re në “qelen e priftit”.

 Bukuria se pari është natyra dhe kur ato bëhen edhe me shumë si në rastin e sotëm, atëherë gjithçka bëhet edhe më e bukur. Ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të vizitohet Ungrej ndaj edhe i ftoj ata që të vinë”, është shprehur poeti Tonin Ndreca./abcnews.al