Kombet e Bashkuara, përmes UNESCO-s, po bëjnë thirrje për rregulla strikte për përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale si ChatGpt në shkolla, duke përfshirë kufijtë e moshës për përdorim.
Në udhëzimet e reja për qeveritë, organi arsimor i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se autoritetet publike nuk janë të gatshme të trajtojnë çështjet etike që lidhen me futjen e programeve të AL në klasa.
Dhe se mbështetja në programe të tilla në vend të mësuesve mund të ndikojë në mirëqenien emocionale të një fëmije dhe t’i bëjë ata të pambrojtur ndaj manipulimit.
“Inteligjenca artificiale gjeneruese mund të përfaqësojë një mundësi të madhe për zhvillimin njerëzor, por gjithashtu mund të shkaktojë dëm dhe paragjykim. Nuk mund të integrohet në arsim pa angazhimin publik dhe garancitë dhe rregulloret e nevojshme nga qeveritë”, thotë Audrey Azoulay nga UNESCO.
Programet gjeneruese të AI morën hov në fund të vitit të kaluar me ChatGpt që demonstroi aftësinë për të gjeneruar ese, poema dhe biseda me të dhëna dhe sugjerime edhe të shkurtra. Ajo ka rritur frikën e plagjiaturës në shkollam universitete dhe madje edhe në art,
Por investitorët në këtë sektor e shohin arsimin si një treg fitimprurës. Udhëzimi i UNESCO-s thotë se mjetet e AI kanë potencialin për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta ose si asistent kërkimor.
Por mjetet do të ishin të sigurta dhe efektive vetëm nëse mësuesit, studentët dhe studiuesit do të ndihmonin në hartimin e tyre dhe qeveritë do të rregullonin përdorimin e tyre.
Udhëzuesi rekomandon gjithashtu një moshë minimale për nxënësit e shkollës, duke theksuar se ChatGpt nuk mund të përdoret nga fëmijët nën 13 vjeç. “Shumë komentues besojnë se ky prag është shumë i ulët dhe mbështesin legjislacionin që rrit moshën në 16 vjeç,” shton UNESCO./abcnews.al