“Unë të josh, të bëj budalla sa herë që dua”, Tayna provokon keq

schedule08:42 - 18 Korrik, 2020

schedule 08:42 - 18 Korrik, 2020

Ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, po ka arritur të jetë një ndër reperet më të suksesshme shqiptare. Tayna ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, që janë kthyer menjëherë në hite.

Reperja po shijon suksesin e “Bass”, këngës më të fundit që publikoi pak ditë më parë, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, duke gjeneruar në Youtube disa miliona klikime. Së fundmi, reperja është shkëputur pak kohë nga puna dhe po shijon disa ditë pushime.

 

View this post on Instagram

 

Un t’josh, t’boj fool, sa here qe du apet??‍♀️

A post shared by Tayna (@tayna) on

Ajo ka tërhequr vëmendjen e fansave me një foto që ka publikuar në Instagram, ku shfaqet mjaft joshëse dhe në super formë. “Unë t’josh, t’boj fool sa herë që du apet”, ka qenë fjalët që reperja ka shkruar krahas postimit.

Kujtojmë që Tayna ka shënuar një tjetër hap drejt suksesit ndërkombëtar, pasi pak ditë më parë njoftoi se ka nënshkruar me gjigandin diskografik Sony Music. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!