“Unë po vij”, Berisha nxjerr sondazhin mes tij dhe Ramës: Po ecim të sigurt drejt fitores

schedule14:37 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:37 - 6 Tetor, 2022

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka publikuar një sondazh, që sipas tij tregon mbështetjen e qytetarëve për të.

Në këtë sondazh shihet se mes tij dhe Edi Ramës, qytetarët kanë përkrahur më së shumti kreun e PD-së.

Berisha tha se opozita do të vijë pasi po ecën e sigurt drejt fitores.

“Zonja tha që do vish. Ja ku është e fundit do vijmë.

“Ja ku është e fundit. Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po. Nuk je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh.”

“Ata që tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën, xhaminë, teqenë, janë borxhlinj 200 milion dollar OSSH. Është abuzim i tmerrshëm. Këto për ju i paguajnë kishat , xhamitë, të varfrit e furrat e bukës.” tha Berisha.

/abcnews.al