“Unë nuk lejova bandat në PD”, Basha-kryesisë: Tani, të vazhdojmë bashkë rrugën që kemi nisur

schedule18:45 - 16 Maj, 2021

schedule 18:45 - 16 Maj, 2021

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e sotme ka pasur debate për sa i përket drejtimit nga Lulzim Basha.

Kreu aktual i PD i përgjigje për debatet në Kryesi ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen betejës për ndryshim.

Basha thotë se shqiptarët e duan edhe më shumë sot ndryshimin. Më tej ai është shprehur i bindur se do të ketë drejtësi, ndërsa shton se ata që janë gati, këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore. Basha ka thënë se duhet të qëndrojnë të bashkuar deri në fitore.

Basha: Jam i bindur në drejtësinë e betejës sonë. Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi janë qytetarët shqiptarë Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore. Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojm.”

Kreu i PD, Lulzim Basha më parë ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat.

Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat.

‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe keto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.’’- tha Basha. E.L/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!