“Unë kritiku kryesor i qeverisë”, Rama: Jemi mirë me të shkuarën, e ardhmja ende larg

schedule19:13 - 26 Tetor, 2024

schedule 19:13 - 26 Tetor, 2024

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, tha se ai personalisht është kritiku më i madh i qeverisë, ndërsa tha se në krahasim me të shkuarën vendi është në rrugën e duhur, por duhet ende shumë punë.

Ai theksoi se turizmi në vend është një prej sektorëve, i cili do t’i sjellë shumë të ardhura investitorëve dhe atyre që punojnë në këtë sektor. Rama e veçoi veriun e Shqipërisë duke e quajtur si “minierën e turizmit në vend”.

” Unë jam kritiku kryesor i qeverisë. Jemi mirë me të shkuarën, e ardhmja ende larg. Truizmi po përjeton një bum, por edhe një problem, që ka nevojë për punonjës, dhe punonjës të kualifikuar, këtë vit kemi parë numër punonjësish që kanë ardhur nga Greqia në Shqipëri, sepse pagat e turizmit në Shqipëri janë pothuajse në sa në Greqi, por taksat janë më të ulëta dhe  llogari në fund del më mirë. Truizmi po përjeton një bum, pore dhe një problem, që ka nevojë për punonjës, dhe punonjës të kualifikuar, këtë vit kemi parë numër punonjësish që kanë ardhur nga Greqia në Shqipëri, sepse pagat e turizmit në Shqipëri janë pothuajse në sa në Greqi, por taksat janë më të ulëta dhe  llogari në fund del më mirë. Përpara dhjetë vitesh, Tropoja ishte e braktisur totalisht dhe kur unë shkoja në Tropojë, thosha, turizmi do jetë pika e kthesës, më shikonin si komunist i pandreqshëm. Por që Tropoja është bërë pjesë e hartës së destinacioneve turistike. Ne do vazhdojmë të bëjmë dhe akset rrugore, duhet pak durim. E gjetëm Shqipërinë me gjithë kalamajtë rrugëve, asnjë segment rrugor të mbaruar, pro vetëm borxhe dhe larja e tyre borxheve ka qenë një torturë me vete.  Rrugën e Dukagjinit e kërkonin të gjithë, por tani do hapet, dhe tani do vijojmë dhe me rrugët e tjera në veri. Miniera më e çmuar e turizmit i për Shqipërinë është veriu i Shqipërisë dhe aty kur të ritet volumi i investimeve dhe kur të fillojnë dhe hotelet e luksit do të ndodhë një ndryshimi i madh dhe do ketë më shumë të ardhura për njerëzit dhe për ata që investojnë aty, edhe pse nuk do jetojnë aty gjatë gjithë vitit”, tha ai./abcnews.al