Kanye West ka bërë sërish një deklaratë befasuese gjatë një interviste me Drink Champs në Revolt TV, ku e krahasoi veten me presidentin rus Vladimir Putin.Reperi reflekton për bashkëpunimin e tij me markat prestigjioze dhe se si idetë dhe reputacioni i tij janë të rëndësishme për këto kompani, gjë që e bëri atë të krahasohej me liderin e Kremlinit.
“Gap, Adidas: Unë i dominoj ata. Unë jam Putini”, tha reperi. “Unë jam si Putini i ri. Unë thoja se isha dikush si Vladimiri i ri, pastaj kuptova se isha vetë Vladimiri. E dini momentin kur e kuptova këtë? Kur kuptova se kultura është naftë, kultura është energji.
Unë kam qenë mbreti i kulturës për 20 vjet dhe do të vazhdoj të jem edhe për dy mijë vitet e ardhshme. ”, thotë reperi tashmë i njohur si Ye. /abcnews.al