“Unë jam një derr maloku”, aktori i njohur: Kush e solli ndarjen veri-jug? Shqipëria është një

schedule12:51 - 8 Prill, 2022

schedule 12:51 - 8 Prill, 2022

Aktori i njohur Mehdi Malkaj i është bashkuar protestës kundër diskriminimit krahinor, duke u shprehur se ka qenë gjithmonë politika ajo që ka sjellë përçarjen mes shqiptarëve.

“Unë jam malok , por unë kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedhë dot familjen. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për veriun , jugun  për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje , e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne? Politika e ndyrë antishqiptare që vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në qendër Tiranës. Vëllezërit kosovarë i priti e gjithë Shqipëria deri në Sarandë. Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja,” tha aktori Malkaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!