“Unë jam Klodiani”, qytetarët protestojnë në Durrës para Drejtorisë së Policisë

schedule18:32 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:32 - 9 Dhjetor, 2020

Një grup protestuesish kanë marshuar edhe në qytetin e Durrësit në mbështetje të 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë.

Protestues, kryesisht të mbledhur nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dalë para godinës së Prokurorisë dhe Policisë në Durrës, duke bërë apel për Drejtësi.

Lexo edhe: Tension te Kryeministria, protestuesit përplasje me policët: Ju jeni vrasës, hiqni kapelet

Me thirrjet “Unë jam Klodiani”, qytetarët kanë marshuar para Drejtorisë së Policisë. Protestuesit janë shprehur se në një rast, tragjik si ky duhet të  reagime dhe të vendoset drejtësi.

Gjithashtu theksuan se Ministri dhe Drejtori i Policisë duhet të japin dorëheqjen.

Këtë të mërkurë ashtu siç edhe u paralajmërua qytetarë të shumtë në Tiranë marshuan para Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas të Kryeministria, duke kërkuar  drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Poshtë Diktatura”,  “Drejtësi për Klodian” ishin thirrjen e protestuesve në marshimin e tyre.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin, por reagime erdhën edhe nga aktorë politikë, artistë të cilët e konsideruan ngjarjen  të paprecedentë.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!