Unë jam gay, po ti çfarë je? Dario flet për seksualitetin e tij

schedule12:06 - 29 Qershor, 2020

schedule 12:06 - 29 Qershor, 2020

Emisioni “ABC-ja e mëngjesit” nga kjo e hënë do të jetë me një format të ri.  Së bashku me gazetarin Enkel Demi në prezantim do të jenë edhe kolegë të tjerë.

Në studion emisionit të mëngjesit Dario Doka një djalë i ri me pasion për grimin, ka shfaqur talentin e tij ku edhe ka folur për paragjykimet dhe homofobinë.

Doka tha se pasioni i tij nisi fillimisht pasi kishte dorë për pikturë, dhe pikturonte portrete. Më tej ai nisi të grimonte veten e më pas të tjerët.

Sa i përket marrëdhënies me prindërit, Doka tregoi edhe momentin kur e ëma mësoi pasionin e tij, ndonëse u shpreh se ajo e ka mbështetur.

“Përballemi çdo ditë me fjalë banale që nuk thuhet. Nëse t’i sheh punën tënde dhe bën art, njerëzve sikur i han bukën. Ndërsa njerëzve të tjerë që bëjnë keq… Kam folur vetë për veten. Kam  bërë një video. E pranova dhe dola hapur.

Nuk kisha folur nëpër media thjesht preferova të bëja një video dhe të flisja se si e kishte pritur familja. Si fillim ishte e vështirë, por më pas mësohet. Kisha fatin e mirë që kisha mamin, sa i përket babait kemi afërsisht 10 vite që nuk flasim.Veten e ndjej djalë. Unë jam djalë.

Nëse do të isha ndjerë femër nuk do t kisha mbajtur mjekër, por do të vishja edhe rroba vajzash. Unë jam djalë dhe pëlqimet e mia janë si të meshkujve.Gjërat i konceptoj edhe si femër edhe si mashkull, por ndihem mashkull”, u shpreh ai.