“Unë ende shikoj pothuajse çdo ndeshje të Barcelonës”

schedule23:30 - 8 Tetor, 2022

schedule 23:30 - 8 Tetor, 2022

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se do të vazhdojë ta mbështesë skuadrën pas largimit të tij.

Uruguaiani mbrojti ngjyrat blu nga viti 2014 deri në vitin 2020 përpara se të transferohej te Atletico Madrid. Këtë verë, futbollisti 35-vjeçar është rikthyer në vendlindjen e tij Nacional, ku ka nisur karrierën e tij profesionale, shkruan abcnews.al.

“Unë vazhdoj të shikoj pothuajse të gjitha ndeshjet e Barcelonës, mbetem një mbështetës i klubit. Po, largimi im nga Barcelona ishte shumë i dhimbshëm, por e di që ky klub më ka dhënë pothuajse gjithçka që kam. Jam shumë krenar për paraqitjen time këtu, gjithmonë i jam dhënë plotësisht lojës”, citon gazetari Miguel Blasquez të ketë thënë Suarez. /G.D abcnews.al/