“Unë e kam arritur fitoren time”, flasin dy finalistët e “Style Star”, ç’pritet të ndodhë të premten

schedule14:31 - 25 Maj, 2022

schedule 14:31 - 25 Maj, 2022

Armida dhe Indridi janë dy nga finalistët e “Style Star”, që pritet të mbahet këtë të premte në ABC. Ata ishin të ftuar në emisionin FriendZone, ku folën për eksperiencën e tyre në emisionin e modës. Armida theksoi se fitorja më e madhe është finalja.

“Kam parë feedback. Njerëzit vijnë në atelie jo vetëm për prova por dhe për të më takuar mua. Është një ndjesi e bukur. Kam qenë e vetmja që nuk kam pasur aleanca. Hyra në garë dhe vazhdova deri në fund.”, tha Armida ndërsa komentoi dhe sherrin me Jonida Maliqin.

Sa i përket jurisë, Armida tha: “Pikë tepër nuk më kanë dhënë. Më pak më ka dhënë Miranda. Ishte e ashpër sepse harronte se ishte një kompeticion për stil dhe jo për dizajner. Kur vinte puna te vlerësimi nën vlerësohesha se kishin pritshmëri të larta si dizajnere.”, tha ajo.

Ndërkohë, Ingridi theksoi se nuk e kishte menduar finalen ndërsa shtoi se ka qenë një nga konkurrentët që ka guxuar më shumë në Style Star. Ai foli gjithashtu për raportin me Niko Komanin, anëtar i jurisë, për të cilin tha se ka qenë personi që e ka motivuar më shumë në këtë rrugëtim.

Sa i përket planeve për të ardhmen, ai tha se do të ketë në fokus sallonin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!